Bota

SHBA, vaksinimi drejt objektivit të Biden, 60.6% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë

SHBA-ja po shkon drejt objektivit për të vaksinuar rreth 70 për qind të të rriturve të paktën me një dozë të vaksinës antiCOVID-19, rreth një muaj pas datës së vendosur nga presidenti amerikan Biden.

Të dhënat e Qendrës për Parandalimin dhe Përhapjen e Sëmundjeve (CDC), agjencia kryesore e shëndetit publik të SHBA-së, tregojnë se 60,6% e të rriturve kanë marë një dozë të vaksinës ndërsa 49,7% e popullsisë janë plotësisht të vaksinuar.

Joe Biden kishte shfaqur më herët objektivin për të arritur shifrën prej 70 për qind më 4 korrik, dita e festës kombëtare amerikane.

Por ngadalësimi i fushatës së vaksinimit, veçanërisht në rajonet tradicionalisht konservatore të Jugut dhe Midwest-it, si dhe në mesin e popullatave më të reja, të varfra dhe të pakicave etnike, ka penguar vendin për të arritur këtë objektiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë