Shtëpia e Bardhë i ka konsideruar të pamjaftueshme masat e marra nga Qeveria e Kosovës për heqjen e tarifës për lëndën e parë në prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.
Një burim nga Administrata e Presidentit Donald Trump ka thënë për Radion Europa e Lirë se vendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti janë përceptuar në Uashington si mënyrë për të blerë kohë.
“Kjo nuk është e mjaftueshme për SHBA-në. Pse të presim? Kjo duket sikur mënyrë për të blerë kohë. Qëndrimi ynë është se tarifat të largohen plotësisht sepse ato dëmtojnë ekonominë e Kosovës”, ka thënë ky zyrtar amerikan.
Kjo deklaratë vjen pas vendimit të marrë të premten nga Qeveria e Kosovës për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.
Kurti njoftoi mbrëmjen e së premtes vendimin për të hequr nga tarifa 100% për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina”.
Kreu i qeverisë së Kosovës ka thënë mes tjerash se deri më 1 prill do të nxjerrë një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit, një propozim që është kundërshtuar ashpër nga përfaqësuesi special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Së fundmi, ai ka përkrahur propozimin e disa senatorë amerikanë për largimin e prezencës ushtarake amerikane nga Kosova.
Taksa është edhe një nga arsyer përse Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur një mocion për rrëzimin e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Përvec pakënaqësive për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk pajtohet me qëndrimin e kryeministrit Kurti për heqje graduale të këtij vendimi.
Për këtë arsye, Mustafa ka kërkuar nisjen e procedurave për një mocion mosbesimit kundër qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje