Symone Sanders, një këshilltare dhe zëdhënëse e zëvendës-presidentes së SHBA-ve, Kamala Harris, do të largohet nga administrata e Joe Biden në fund të vitit.
Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë. Sanders, 39 vjeçe, një afrikano-amerikan, jep dorëheqjen pasi siç thuhet në mediat amerikane, ndihet e zhgënjyer rëndë në ekipin e zëvendës-presidentes për rolin mjaft të dyshimtë të Harris në administratë deri më tani.
Një zhgënjim, sipas burimeve, i shoqëruar me polemika për mungesën e efektivitetit në komunikimin me Harris. Para se të bëhej zëdhënëse e Harrisit, Sanders kishte punuar për fushatën presidenciale të Biden.
Një burim i cituar nga CNN, thotë: “Symone ka shërbyer me nder për tre vjet. Presidenti dhe zëvendës-presidentja janë mirënjohës për shërbimin” që i ka bërë Shtëpisë së Bardhë. Dhe ai vazhdon duke thënë se Sanders, “është një anëtare e vlefshme, një lojtare skuadre dhe do të na mungojë. Jemi mirënjohës që ajo do të punojë me ne deri në fund të vitit”. Sanders është personi i dytë që largohet nga stafi i komunikimit të Harris në javët e fundit.
Muajin e kaluar, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se nëndrejtoresha e komunikimit e zëvendës-presidentes, Ashley Etienne, kishte lënë detyrën për të ndjekur “mundësi të tjera”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje