Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi thotë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” duhet t’i drejtohet një audience më të gjerë në mënyrë që të maksimalizojë votat për të fituar.
I ftuar në Report TV, ai u shpreh se partia e tij do të mbështesë kandidatët që kanë mundësitë më të mëdha për të fituar në zgjedhje.
“Kandidimi për Tiranën është një impenjim i madh, por duhet të kishte një mbështetje të gjerë. Brenda një grupi të caktuar opozita ka nevojë të bëjë një sondazh, kush është personazhi më i pranueshëm. Nuk pranuan, por vendosen interesat e veta brenda grupeve të tyre politike. Do të mbështesim atë që ka mundësitë më të mëdha. Gjykoj që për Tiranën është Këlliçi që ka më shumë shanse. Kam respekt për këdo që ka hyrë në garë. Nëse Këlliçi do t’u ofrojë qytetarëve një linjë të artë, duhet të kapërcejë mbi ndasitë, them se i ka votat që të fitojë. Duhet të dalë jashtë Foltores dhe t’i drejtohet politikisht qytetit të Tiranës, pasi bëhet fjalë për politike. LZHK do të mbështesë atë që ka mbështetjen më të madhe. Nuk po e ndajmë nga ana ideologjike, por pragmatike. Mbështesim kandidatët që janë më të favorizuar”, tha Shehi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje