Politike

Shehi: Shqiptarët t’i përdorin vaksinat kineze dhe ruse, por Rama mos të bëjë pazar me to

Ka nisur një fushatë nga eksponentë të PD-se që të mos merren vaksinat kineze dhe ato ruse sa kohë që ato nuk janë të certifikuara nga agjencia evropiane, EMA dhe ajo amerikane, FDA.

“Mbi bazën e cilit çertifikim ndërkombëtar, në rastin konkret të EMA, FDA ose dhe të Agjencisë Britanike merr një vendim të tillë?

Kush do të përgjigjet në këtë rast për komplikacionet e mundshme të këtyre vaksinave akoma të pa certifikuara ndërkombëtarisht?

Shqipëria nuk disponon asnjë institucion teknik, përfshi dhe të ashtuquajturën Agjenci Kombëtare (që në fakt edhe kjo nuk është shprehur), të aftë për të garantuar sigurinë e këtyre vaksinave”, ka komentuar Tritan Shehu.

Por Dashamir Shehi i LZHK-së del kundër kolegëve të tij për rastin në fjalë. Ai thotë se duhet të përdoren dy vaksinat, por nuk është dakord me mënyrën se si Rama i ka siguruar ato.

“Unë dal kundër kolegëve të mi, shqiptarët ta bëjnë vaksinën, unë them duhet bërë edhe pse janë kineze ose ruse, do më kishin pëlqyer të ishin perëndimore, do më kishin pëlqyer të kishin ardhur me kohë, vetëm 2% janë vaksinuar  në Shqipëri të tjerat janë propagandë.  Vaksinat mirë se erdhën kineze o ruse, e di se janë më pak eficente, se s’janë certifikuar. Pse po përdoren politikisht. Për të marrë vaksinë kineze kalohet nga Turqia, për të marrë ruse, kalohet nga Arabia, përse bëhet kjo, pse duhet përdorur politikisht.

E di pse merren nga këto vende, për të krijuar idenë e horlliqeve të kësaj qeverie  se gjasme po na ndihmojnë dhe duan shpërblim ato vende. Nuk bëhet pazar me shëndetin e shqiptarëve me vende të dyshimta. Kina dhe Rusia janë më serioze se nga Arabia dhe Turqia. Turp si për vendin tonë dhe për vendet që po përdorin hallin tonë të bërë pazare. Ftoj shqiptarët t’i bëjnë se kemi nevojë, por të mos përdoret propaganda  me vaksinën nga kjo qeveri,” tha Shehi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë