Pasi presidenti Ilir Meta riktheu sërish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, vjen reagimi i parë nga radhët e PD-së.
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” e cilëson kthimin e buxhetit akt racional dhe pozitiv.
“Kthimi në Kuvend nga Presidenti i këtij buxheti të varfërisë, abuzivizmit e stanjacionit, një akt racional, që duhet shfrytëzuar pozitivisht.
Në këtë buxhet arsimi është në nivelet e varfërisë ekstreme e kërkohet të mbushen “vrimat” e tij me pagesat direkte nga studentët; diskriminuese e antikushtetuese kjo”, shkruan Shehu.
Sipas tij, rënia e buxhetit do t’u hapë rrugë ndryshimeve që po kërkojnë studentët dhe gjithë qytetarët.
“Më 2013 Rilindja erdhi në pushtet me gënjeshtrën “shëndetësi falas”, sot mbasi shkatërroi shëndetësinë, arriti ta bëjë jo vetëm atë, por edhe arsimin të dominuar nga pagesat direkte.
Buxheti i arsimit në shifrat 2,8% të GDP nuk takohet kërkund në Europë.
Buxheti nga shteti i shëndetësisë është rreth 2,2% e GDP, nivel Afrikano Qendror ky.
Shpenzimet e tjera për shëndetësinë janë nga qytetarët, me 0,6% prej kontributeve direkte e me mbi 50 % të shpenzimeve nga pagesat direkte, thellësisht antisociale kjo.
Megjithëse të ardhurat në buxhet këto vite janë shtuar nga rritja e taksave, investimet fizikisht janë disa herë më pak e sektorët sociale në skamje të plotë, duke u krijuar kështu një “gropë” gjigante e zezë dhe e frikshme”, shkruan më tej Shehu në “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje