Bota

Shembet ndërtesa 4-katëshe në mes të Marsejës në Francë, të paktën 6 të plagosur

Gazeta Si – Në Marsejë të Francës, një pallat 4-katësh u shemb gjatë natës në qendër të qytetit dhe një zjarr i pengoi ekipet e shpëtimit të kërkonin për viktima të mundshme prej disa orësh.

Sipas kryetarit të Bashkisë së qytetit të dytë më të madh francez, Benoît Payan, deri tani raportohet pët të paktën 6 persona të plagosur.

“Një ndërtesë në rrugën ‘Tivoli’ u shemb, duke shkaktuar rënien e një pjese” të dy ndërtesave ngjitur, shpjegoi Payan, duke shtuar se “aktualisht ka ende një zjarr në rrënoja që pengon dërgimin e qenve dhe ekipeve në kërkim të viktimave të mundshme që mund të jenë poshtë”.

Zjarrfikësit që operojnë në zonë, nuk kanë arritur ende të bëjnë regjistrimin e njerëzve që mund të kenë qenë në ndërtesë në momentin e shembjes.

“Ne kemi njëqind njerëz në terren: prioriteti është padyshim që të shuajmë zjarrin dhe të pastrojmë rrënojat për të kërkuar njerëz që mund të jenë bllokuar”, tha zëvendësadmirali i zjarrfikëseve, Lionel Matthew.

“Shkaku i shembjes nuk është përcaktuar ende”, thanë policia, zjarrfikësit dhe zyrtarët e bashkisë.

Ndërtesat ngjitur me atë dëmtuar tashmë janë evakuuar, si masë sigurie. “Njëmbëdhjetë persona janë evakuuar: dy janë në emergjencë relative, ndërsa nëntë të tjerë, duke përfshirë dy fëmijë janë të padëmtuar”, tha kryebashkiaku i Marsejës.

Rrugët përreth ndërtesës, në lagjen “La Plaine”, janë të rrethuara nga forcat e sigurisë. “Ishte si një shpërthim i madh”, – tha një dëshmitar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë