Një shtats rus është gjetur i pa jetë brenda banesës së tij në katin e pestë të një pallati, në Shëngjin, rreth orës 22:40, të mbrëmjes së të dielës (27 qershor).
Sipas policisë, viktima është identifikuar si Eduard Nikshini, 39 vjeç, vdekja e të cilit është konstatuar nga kunati i tij, që ka njoftuar menjëherë policinë.
Nga hetimet e para, kontstatohet se rusi ka ndërruar jetë rreth tre ditë më parë si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë, duke qenë se kufoma ka nisur të dekompozohet, deri në orët e drekës ende nuk është nxjerrë nga banesa, pasi mungojnë mjetet dhe specialistët për ndërhyrje në raste të tilla.
Kjo situatë ka alarmuar banorët e pallatit, pasi nga dekokompozimi i viktimës është krijuar aromë e rëndë në të gjithë zonën përreth.
Sipas të dhënave autoritetet policore kanë kërkuar ndihmen e eksperteve të specializuar nga Tirana, për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 39-vjeçarit dhe dërgimin në morgun e Tiranës për ekspertizë të specializuar me qëllim zbulimin e shkakut të vërtet të vdekjes së tij. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje