Futboll

Shenja jete për Milanin, Suso mposht Berishën me një perlë

Vetëm 6 minuta pasi kishte hyrë në fushë si zëvendësues, spanjolli Suso arriti të mposhtë portierin e Spalit dhe Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, duke i dhënë fitoren Milanit, e para për trajnerin e ri, Stefano Pioli. Një pjesë e parë e dobët për kuqezinjtë dhe kontestiemt nga shkallët e stadiumit nuk kanë munguar.

Goli që vendosi ndeshjen Milan-Spal erdhi në minutën e 63-të. Goditje dënimi për kuqezinjtë dhe Suso e kalibron topin, duke e lënë të palëvizur Berishën. Milani ngulmoi për golin e sigurisë, por nuk ia arriti qëllimit. Më parë Teo Hernandezit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Spali bëri përpjekje maksimale për të barazuar, megjithatë skuadra e Piolit e ruajti fitoren, duke treguar shenja jete. Berisha ishte ndër më të mirët për Spalin dhe u vlerësua me notën 6. Një nga pritjet më të bukura të tij ishte ndaj brazilianit Paketa.

Milani ngjitet në kuotën e 13 pikëve pas kësaj fitoreje, por ende qëndron shumë larg zonës europiane, pasi ka lënë shumë pikë javët e fundit. Spali i Berishës ndodhet në zonën e ftohtë të Serisë A, në vend të parafundit, me vetëm 7 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë