Ka ndodhur

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, humb jetën i moshuari në Gjirokastër, bashkëshortja me djegie në trup

Këtë pasdite është shënuar viktima e parë nga zjarret në Shqipëri.

Ka humbur jetën një i moshuar në fshatin “Asim Zeneli”, ku situata nga zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa ka nisur dhe evakuimi i banorëve.

Gjithashtu edhe gruaja e të ndjerit ka pësuar djegie në trup.

Policia ka njoftuar se ka mbetur viktimë nga flakët shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ndërsa ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është nisur drejt fshatit të Gjirokastrës, ku situata është tejet e rënduar dhe flakët e tymi janë futur në banesa.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë