Bota

Shërbimet sekrete ukrainase vrasin një nga negociatorët e Kievit: Ishte spiun rus! (Foto)

Gazeta Si – Shërbimet sekrete ukrainase (Sbu) vranë një anëtar të ekipit negociator të Kievit me akuzën e tradhtisë.

Sipas burimeve të medias vendase, “Ukrainska Pravda”, i dyshuari u vra gjatë një tentative arrestimi. I njëjti burim zbulon se kishte “prova të forta” se ai po dërgonte informacione në Rusi.

Lajmi, i cili ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar, është bërë i ditur edhe nga agjencia shtetërore ukrainase, “UNIAN”.

Bëhet fjalë për Denis Kireev, i cili kishte marrë pjesë në delegacionin e parë negociues ukrainas në Gomel të Bjellorusisë dhe ishte një bankier me shumë përvojë.

007-at ukrainase dyshohet se mblodhën prova të shumta të tradhtisë ndaj tij, duke përfshirë disa biseda telefonike.

Nga viti 2006 deri në 2008, Kireev punoi në SCM Finance, ku mbajti postin e zëvendës-drejtuesit të Përgjithshëm.

Më pas ai punoi për kompaninë austriake “GROUP SLAV AG Klyuyev”. Nga viti 2006 deri në vitin 2012, ai ishte gjithashtu anëtar i Bordit Mbikëqyrës të “Ukreximbank”.

Nga viti 2010 deri në vitin 2014, në pjesën e Klyuyev, ai mbajti pozicionin e zëvendës-Kryetarit të Parë të Bordit të “Oschadbank”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë