Ka ndodhur

Sherr masiv në një lokal në Malësi të Madhe, 7 persona të arrestuar

Gazeta Si – Shtatë persona në Malësi të Madhe janë arrestuar, pasi u përfshinë në një konflikt fizik brenda ambienteve të një lokali. Policia thotë se përplasja e tyre është bërë për motive të dobëta.

Ndërhyrja në kohë e strukturave ligjzbatuese ka parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Ndërkohë që pas sherrit ata janë shoqëruar në komisariat dhe po pyeten për rrethanat.

Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. M., 48 vjeç, M. M., 22 vjeç, L. M., 24 vjeç, L. M., 20 vjeç, A. B., 52 vjeç, J. B., 25 vjeç dhe D. B., 40 vjeç, banues në Koplik dhe në Belfast, Irlandë e Veriut.

Sipas policisë, mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali në Koplik, dyshohet se për motive të dobëta, ata kanë kanosur njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit.

Të ndaluarit akuzohen për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë