Ka ndodhur

Plagosje me armë në Lezhë pas sherrit në bilardo. Shpallen në kërkim 3 autorët

Gazeta Si – Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës gjatë një konflikti që nisi nga një lojë bilardoje.

Sipas policisë, disa të rinj, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, janë konfliktuar fillimisht në ambientet e brendshme të sallës së bilardos, duke kaluar në konflikt verbal mes tyre.

I plagosuri, me iniciale A.L., 22 vjeç banues në Rrilë, ka qenë vetëm, kur pas konfliktit, të rinjtë kanë dalë jashtë dhe e kanë rrahur me grushte dhe mjete të forta.

Pas sherrit verbal njëri nga të rinjtë ka qëlluar me arme zjarri tip pistolete në këmbë dhe A.L., është paraqitur vetë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, në urgjencën e spitalit të qytetit është paraqitur shtetasi A.L., banues në Rrilë, i qëlluar me armë zjarri në këmbë.

Tre personat e përfshirë në plagosjen me armë të 22-vjeçarit, janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim. Ata janë: L.F., 29 vjeç, Xh.F., 26 vjeç dhe A.Sh., 27 vjeç, të tre banues në Lezhë.

Këta persona, sipas policisë, kanë goditur me mjete të forta 22-vjeçarin Aleks L., si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri në këmbë.

Të paktën 3 të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar nga dëshmitarët. Në vendngjarje shkoi policia ku bëri rrethimin e zonës dhe mblodhi provat në skenën e krimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë