Ka ndodhur

Sherr me thika mes dy nxënësve në Paskuqan, plagoset njëri prej tyre

Gazeta Si – Dy nxënës shkolle janë konfliktuar me mjet prerës në shkollën “Jashar Hoxha” në Paskuqan, pranë Tiranës.

Gjatë konfliktit, një 15-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë