Ka ndodhur

Sherr me thika në Rrëshen, dy të rinj plagosin njëri-tjetrin në shtëpi

Gazeta Si – Një sherr mes dy të rinjve në Rrëshen, është përshkallëzuar në përdorimin e thikave me pasojë dhe plagosjen e tyre.

Të rinjtë, N.Gj., 19 vjeç dhe K.K., 20 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk dihen. Nga burime paraprake, mësohet se ngjarja ndodhi në shtëpinë e njërit prej të plagosurve dhe për fat të mirë ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se palët kanë pasur një debat verbal, e më pas situata ka përshkallëzuar deri në përdorimin e thikës.

Pas ngjarjes, ata ndodhen të shtruar në spitalin lokal. Policia po punon për zbrdhjen e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë