Lajme

Sherr mes disa personave para Gjykatës së Vlorës

Disa persona janë përfshirë në një sherr para godinës së Gjykatës së Apelit në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur ndërkohë që ishin duke pritur seancën gjyqësore mes tyre.

Personat janë përfshirë në një konflikt fizik dhe kanë përdorur edhe mjete të forta ndaj njëri-tjetrit.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë. Është shoqëruar në ambientet e policisë vetëm njëri prej personave, pasi të tjerët janë larguar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë