Gazeta Si – Një 15-vjeçar është plagosur me thikë mesditën e kësaj të marte në Kamzë pas një sherri me një tjetër adoleshent.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu”, ku janë kofliktuar dy nxënës shkolle dhe gjatë sherrit, shtetasi K.Gj., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës 15-vjeçarin. Policia tha se i mituri është dëmtuar lehtë në krah.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje