Ka ndodhur

Sherr mes të rinjsh për motive të dobëta, plagoset një 24 vjeçar

Një 24-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e enjtes në Tiranë.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se rreth orës 20:00 të mbrëmjes, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta është goditur me një mjet. prerës(thikë), shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe po punojnë për kapjen e tyre.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë