Gazeta Si – Një konflikt mes disa të rinjve pranë një lokali në QSUT është përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Deri më tani në lidhje me ngjarjen nuk ka një reagim zyrtar nga policia, por burime paraprake shprehen se një nga personat qëlloi me pistoletë në ajër.
Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë ngacmimi i një vajze nga një prej grupeve të të rinjve.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të plagosur. Policia ka shoqëruar të rinjtë në komisariat. Po ashtu mësohet se është sekuestruar edhe arma e zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje