Ka ndodhur

Sherr për motive të dobëta, plagoset me çifte 55-vjeçari në Vlorë

Një 58-vjeçar, me iniciale S.Gj., banues në Delisuf, është arrestuar, pasi dyshohet se ka plagosur me çifte një person. Ngjarja ka ndodhur te “Lumi i Kripës” në Vlorë në afërsi të fshatit Dëllënjë, ku është plagosur me armë gjahu 55-vjeçari V.H.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas një konflikti të çastit. I plagosuri, banues në Novoselë, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte, të cilën ky shtetas e posedonte me leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë