Një sherr masiv është regjistruar mes dy grupeve të rinjsh në një lokal në qendër të qytetit të Beratit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës së djeshme në një lokal, ku të rinjtë ishin të ndarë në grupe, duke konsumuar pije alkoolike.
Mësohet se fillimisht të rinjtë janë konfliktuar me fjalë dhe më pas janë përleshur me njëri-tjetrin në Pedonalen e qytetit. Sherri ka degjeneruar më pas në grushte e shkelma. Në goditje e sipër, një nga djemtë e ka tërhequr zvarrë 19-vjeçarin, duke e kapur nga varësja që mbante në qafë, duke i shkaktuar atij prerje të shumta në fyt.
Nga sherri ka mbetur i plagosur 19-vjeçari me inicialet S.D, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku pas një ndërhyrjeje kirurgjikale është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, por djemtë ishin shpërndarë. Identifikimi i tyre u arrit vetëm nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe dëshmisë së të plagosurit S.D, që sollën edhe prangosjen e minorenit R.H., 17-vjeç, autorit të plagosjes së 19-vjeçarit S.D. Mësohet se sherri mes dy grupeve të të rinjve filloi për një femër, që ishte ngacmuar nga njëri nga djemtë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje