Ka ndodhur

Sherr për shezlongët në plazh, 3 të rinj kërcënojnë dhe rrahin të moshuarin në Shkodër

Gazeta Si – Tre të rinj kërcënuan, dhunuan e madje i dëmtuan edhe makinën një 64-vjeçari në Shkodër, pas një sherri për hapësirën e vendosjes së shezlongëve në plazh.

Burime zyrtare të policisë thonë se për rastin kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj një 31-vjeçari, ndërsa dy të rinj të tjerë të moshës 27 vjeç janë shpallur në kërkim.

Policia tha se nisi procedimin në gjendje të lirë për shtetasin D.T., 31 vjeç, si dhe shpalli në kërkim shtetasit Z.M., 27 vjeç dhe S.M., 27 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin S. H., 64 vjeç, banues në Shkodër.

Të rinjtë e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlongëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë