Politike

Sherr për statistikat në Kuvend, PS-PD përplasen për vërtetësinë e shifrave të INSTAT

Mazhoranca dhe opozita u përplasën në Kuvend në lidhje me statistikat që publikon INSTAT.

Sali Berisha dhe deputetët e tjerë të PD-së, mbështetës të tij thanë se të dhënat janë të pabesueshme dhe që INSTAT i ofron mbi bazën e urdhrave politikë për të paraqitur një situatë tjetër nga sa është në realitet.

“Statistikat i bën Engjëll Agaçi. Çfarë statistikash më thoni ju mua! Ato nuk janë statistika!”, tha Berisha.

“Ka një mungesë koordinimi, mungesë dhe shmangie raportimi për të dhënë statistikat nga pushteti qendror dhe vendor”, tha deputeti Bujar Leskaj.

Leskaj kërkoi që të ndryshojë ligji dhe të përfshihen në të ndëshkime për drejtuesit e institucioneve që dorëzojnë statistika të rreme, ose refuzojnë t’i deklarojnë ato.

Por, nga Qeveria kundërshtuan ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe deputetja Milva Ekonomi.

“Falë ligjit të 2018-s INSTAT është sot një institucion krejtësisht i pavarur, të cilit ligji i jep kompetenca të gjera”, tha Ibrahimaj.

Deputetja Ekonomi u shpreh se INSTAT është vlerësuar në raportet e progresit të Bashkimit Eurpian për metodologjinë dhe pasqyrimin e statistikave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë