Politike

Shëtitje dhe një kafe në Vlorë, Rama publikon foto me Melonin: Motër nga Italia, ishte një nder

Gazeta Si – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë foto në rrjetet sociale me kryeministren e Italisë, Giorgia Melonin në ditën e saj të katërt të pushimeve në zonën e Vlorës.

Rreth orës 17:00, ata ishin së bashku në një nga lokalet e qendrës historike të qytetit të Vlorës. Ndërkohë Rama shkruan krah fotove se Meloni është “si një motër nga Shqipëria” dhe ai “një vëlla nga Italia”.

“Motër nga Shqipëria dhe vëlla nga Italia”, ka shkruar Rama në Facebook për vizitën e Melonit në Vlorë, duke shprehur falënderimin për të. “Ishte një nder”, vijon Rama në Facebook.

Meloni ka qenë e shoqëruar nga familjarët e saj. Ata kanë qëndruar më shumë se 90 minuta së bashku në ambientet lokalit, ku kanë qenë dhe qytetarët Italianë që jetojnë ose janë me pushime që të takonin Melonin ose të bënin dhe një foto së bashku.

Pasi kanë konsumuar kafen ata janë larguar në drejtim të vilave qeveritare, ndërsa Meloni ka takuar dhe pushuesit Italian që ndodhen në Vlorë.

Kryeministrja italiane në mbrëmje pritet të niset drejt Italisë.

Ajo ndërpreu pushimet e saj në një fermë në zonën e Puglias dhe u nis nga Brindizi me një traget linje drejt Vlorës tre ditë më parë, bashkë me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën  e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë