Rend dhe Ligj

Shfrytëzonte dy vajza për prostitucion dhe drogë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar për shfrytëzim prostitucioni dhe lëndë narkotike në Tiranë. Ai shfrytëzonte bashkëjetuesen e tij 17-vjeçare dhe një vajzë tjetër 18-vjeçare për prostitucion në Sarandë, Tiranë dhe Korçë, ndërsa i përdorte edhe për të shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Policia thotë se arrestimi i tij ndodhi gjatë operacionit të koduar “Klientët”, pas informacioneve të marra nga policia në rrugë operative se vajzat e reja shfrytëzoheshin për prostitucion.

Pas vëzhgimeve policia arrestoi 28-vjeçarin Majkëll Mara, i cili shfrytëzonte për prostitucion një shtetase 18-vjeçare, të cilën e përdorte edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, si dhe një shtetase 17-vjeçare me të cilën bashkëjetonte në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe dy telefona.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë