Duhen edhe pak ditë nga fillimi i Euro 2020 (11 qershor) dhe adrenalina po rritet në radhët e tifozëve. Do të jetë Europiani i parë në histori që do të zhvillohet në disa vende të ndryshme, por kuriozitetet nuk përfundojnë këtu: Spanja dhe Gjermania (3 trofe secila) synojnë të bëjnë “poker”, Zllatan Ibrahimoviç nuk mund të bëhet shënuesi më i vjetër në moshë dhe Kristiano Ronaldo është gati për një vend në histori.

Sulmuesi i Portugalisë është futbollisti i parë që merr pjesë në 5 Europianë dhe mund të bëhet shënuesi më i mirë i të gjithë kohërave. Kush është për momentin shënuesi më i mirë? Kush janë pjesëmarrësi më i vjetër dhe ai më i ri? Cila ka qenë ndeshja me më shumë gola? Le të zbulojmë të gjithë numrat dhe rekordet e kompeticionit.
Lojtarët
Më shumë ndeshje: 21 Kristiano Ronaldo (Portugali), 18 Bastian Shvajnstaiger (Gjermani), 17 Xhanluixhi Bufon (Itali)
Më shumë ndeshje bashkë me kualifikueset: 58 Xhanluizhi Bufon (Itali), 54 Kristiano Ronaldo (Portugali), 51 Mario Frik (Lihtejnshtein)
Më shumë gola: 9 Mishel Platini (Francë), 9 Kristiano Ronaldo (Portugali), 7 Alan Shirer (Angli)
Më shumë gola bashkë me kualifikueset: 36 Kristiano Ronaldo (Portugali), 25 Zllatan Ibrahimoviç (Suedi), 23 Robi Kin (Republika e Irlandës)
Më shumë gola në një fazë finale: 9 Mishel Platini (Francë, 1984)

Goli më i shpejtë: 1 minutë e 7 sekonda, Dmitri Kiriçenko (Rusi-Greqi 2-1, 20/06/04)
Tregolëshi më i shpejtë: 18 minuta, Mishel Platini (Francë- Jugosllavi, 3-2, 19/06/84)
Lojtari më i ri: 18 vjeç e 71 ditë, Jetro Uillems (Holandë- Danimarkë, 0-1, 09/06/12)
Shënuesi më i ri: 18 vjeç e 141 ditë, Johan Vonlanten (Zvicër-Francë, 1-3, 21/06/04)
Lojtari më i vjetër: 40 vjeç e 86 ditë, Gabor Kirali (Hungari- Belgjikë, 0-4, 26/06/16)
Shënuesi më i vjetër: 38 vjeç e 257 ditë, Ivica Vastiç (Austri-Poloni, 1-1, 12/06/08)
Skuadrat
Më shumë finale të fituara: 3, Spanja (1964, 2008, 2012), Gjermania (1972, 1980, 1996)
Më shumë gola të shënuar në një fazë finale: 14, Franca (1984)
Më shumë gola të shënuar në fazën me grupe: 9, Franca (1984), Holanda (2008)
Më shumë gola të pësuar në fazën me grupe: 10, Jugosllavia (1984)

Ndeshjet
Ndeshja me më shumë gola: Francë-Jugosllavi, 4-5 (gjysmëfinale, 06/07/60)
Fitoret më të thella: Holandë-Jugosllavi 6-1 (çerekfinale, 25/06/00), Francë-Belgjikë 5-0 (në grupe, 16/06/84), Danimarkë-Jugosllavi 5-0 (në grupe, 16/06/84), Suedi-Bullgari 5-0 (në grupe, 14/06/04)
Barazimet me më shumë gola: Rusi-Çeki 3-3 (në grupe, 19/06/96), Jugosllavi-Slloveni 3-3 (në grupe, 13/06/00), Hungari-Portugali 3-3 (në grupe, 22/06/16)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje