Futboll

Shiriti i kapitenit të hedhur nga Ronaldo përfundon në ankand bamirësie

Do të shitet në një ankand bamirësie shiriti i kapitenit, që Kristiano Ronaldo hodhi në fushë në fundin e ndeshjes me Serbinë, e luajtur të shtunën në Beograd. Një veprim në shenjë proteste kundër vendimit të arbitrave për të mos akorduar golin e shënuar prej tij në kohën shtesë, që do t’i jepte fitoren Portugalisë.

Të ardhurat që do të sigurohen nga ky ankand do të shkojnë për mbështetjen financiare të një fëmije 6-muajsh në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili ka nevojë për kura që janë shumë të kushtueshme.

Ronaldo proteston tek arbitri për golin e paakorduar në Serbi. Gazeta Si, 30 mars 2021

Shiriti që Kristiano Ronaldo hodhi në fushë, sipas agjencisë së lajmeve “Tanjug”, është marrë nga një prej personave përgjegjës për sigurinë në stadiumin “Rajko Mitiç” të Beogradit. Dhe ai vendosi që ta japë për bamirësi dhe tani mbetet të mësohet shifrat e shitjes së tij në ankand.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë