Policia e Vlorës ka goditur një rast të tentativës të lëndëve narkotike.
Policia thotë se janë vënë në pranga dy shtetas si dhe janë sekuestruar 27 kg cannabis sativa.
Mësohet se janë vënë në pranga shtetasit me inicialet E. J., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe F. D., 32 vjeçe, banuese në Belsh, Elbasan.
Siç njofton policia, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Voslkwagen” me drejtues shtetasin E. J. dhe pasagjere shtetasen F. D., është gjetur në bagazh dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 27 kg lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën këta shtetas do ta transportonin drejt Tiranës, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të shtetasve E. J. Dhe F. D., për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje