Gazeta Si – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) ndaloi me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor Dritan Nano me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar.
Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh. Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.
Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje