Ka ndodhur

Shiste doza kokaine te ‘Komuna e Parisit’, arrestohet 47-vjeçari

Gazeta Si – Një 47-vjeçar është arrestuar në Tiranë pas informacioneve se shiste lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit, por kryesisht te “Komuna e Parisit”.

Policia thotë se u arresstua A. Zh., i cili u kap në rrugën “Bill Klinton” dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën 400 gramë kokainë.

Nga hetimet ka rezultuar se 47-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike, e përgatiste atë në doza dhe i shpërndante në zonën e “Komunës së Parisit”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë