Një 38-vjeçar, banues në Tiranë, është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.
A.G., arrestua në flagrancë, duke qarkulluar me automjet, nga kontrollit i të cilit u gjet një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, të cilat ky shtetas ia shiste përdoruesve të ndryshëm në lagjet e Tiranës.
Sipas policisë, ai e shiste drogën në zonën e Yzberishtit, Pallateve Çabej dhe Astirit, kundrejt vlerës 3500 deri në 7000 lekë të rinj për dozë.
Në operacionin policor të koduar “Detonatori”, policia gjatë kontrollit në banesë gjeti edhe 2 karta identifikimi policie të dyshuara të falsifikuara, 1 armë zjarri, municion luftarak, ndezës detonatorë për granata, 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 motomjet dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën ky shtetas e përgatiste në doza të vogla, gati për shitje në zonat e lartpërmendura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje