Kukësi i është rikthyer normalitetit pas shuarjes së vatrave të zjarrit, kryesisht nga breshëritë e shiut mbrëmjen e së mërkurës.
Gjithësesi, në Lakun e Thive dhe në Lakun e Mollave ka disa vatra aktive, por që situata mbetet ne kontroll.
Edhe e enjtja eshte shoqeruar me disa aktivizime zjarresh nga veriu e deri ne jug.
Konkretisht, zjarri në afërsi të fshatit Shemri në vendin Kodrat e Lakut të Mollës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës po mbahet nën kontroll nga forcat, në mënyrë që të mos përhapet afër banesave. Po punohet edhe nga ajri me helikopter
Është normalizuar zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, pas ndërhyrjes së helikopterit
Një tjetër zjarr ka rënë në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë ku po punojnë zjarrfikës, shërbimi pyjor dhe forca të tjera. Flakët kanë rënë në sipërfaqen pyjore, rrezikohet edhe përhapja në kurorë. Po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter.
Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre, pisha e dushqe në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë nuk po përbën rrezik për zonën e banuar.
Gjithashtu është nën kontroll zjarri në fshatin Radat. Sipas informacioneve nga emergjencat civile të bashkisë Dropull i Poshtëm në vendgjarje ka mbërritur Zjarrfikësja e Bashkisë Gjirokaster dhe strukturat e ushtrisë.
Përsa i përket shpërthimeve në atë zonë Ministria e Mbrojtjes ende nuk ka konfirmuar nëse mund të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash. Gjithësesi nuk ka rrezik për banesa.
Një zjarr në sipërfaqe me shkurre është njoftuar edhe në fshatin Qinam në Tiranë, pa rrezik për banesa.
Është riaktivizuar një vatër zjarri në fshatin Thirrë në bashkinë Mirditë. Zjarri po shkon drejt fshatit Gështenjas dhe mund të rrezikoje banesat. Forcat zjarrfikëse, banorët po punojnë për ta vënë nën kontroll.
Në fshatin Pashalli, ë Poshnje të Beratti është raportuar gjithashtu një zjarr në shkurre, në afërsi të pyllit me pisha. Situata po ndiqet nga zjarrfikësit dhe pushteti vendor.
Nderkohe, një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite edhe në Memaliaj.
Siç raportohet nga vendngjarja, janë dëgjuar edhe shpërthime të municioneve luftarake, si pasoje e zjarrit.
Në vendngjarje ka mbërritur reparti zjarrfikës, por terreni është mjaft i thyer dhe vështirëson ndërhyrjen. Nga ana e zjarrfikësve po punohet për të mbajtur flakët larg banesave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje