Artisti danez, Kurt Westergaard, i famshëm për vizatimin e një karikature të Profetit Muhamed, i cili në vitin 2005 shkaktoi trazira të dhunshme në disa vende myslimane, ka vdekur në moshën 86 vjeç. Sipas familjes që publikoi lajmin, karikaturisti vdiq në gjumë pas një sëmundje të gjatë.
Ilustruesi është autori i 12 vizatimeve më të famshme të botuara më 30 shtator 2005 nga gazeta konservatore daneze “Jyllands-Posten”, me titullin “Fytyra e Muhamedit”, në të cilën profeti përfaqësohej me një çallmë në formë bombe.
Karikaturat kishin kaluar pa u vërejtur në fillim, por pas 15 ditësh ndodhi një protestë në Kopenhagë dhe një protesta nga ambasadorët e vendeve myslimane në Danimarkë.
Zemërimi u përshkallëzua më pas me një valë të dhunës anti-daneze në botën muslimane në shkurt 2006, parë në Danimarkë si kriza më e rëndë e politikës së jashtme për vendin që nga Lufta e Dytë Botërore.
Dhuna në lidhje me karikaturat arriti kulmin në 2015-ën me sulmin fatal me 12 të vdekur ndaj të përjavshmes satirike franceze “Charlie Hebdo” në Paris, e cila ribotoi karikaturat në 2012-ën.
Westergaard kishte punuar për revistën “Jyllands-Posten” që nga mesi i viteve 1990 si ilustrues dhe vizatimi në fjalë, ishte shtypur më shumë se një herë, pa shkaktuar shumë polemika.
Gjatë viteve të fundit të jetës së tij, Kurt Ëestergaard, si shumë të tjerë të lidhur me karikaturat, u desh të jetonte nën mbrojtjen e policisë në një adresë sekrete.
Në fillim të vitit 2010, policia daneze arrestoi një somalez 28-vjeçar të armatosur me thikë, i cili kishte hyrë në shtëpinë e tij me qëllim për ta vrarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











Lini një Përgjigje