Një ditë për t’u shënuar në kalendar 14 dhjetori 2019. Plot tre trajnerë të shkarkuar nga ekipet e Siperiores. Pas Partizanit me italianin Franko Lerda, kanë bërë të njëjtën gjë edhe Teuta me Bledi Shkëmbin dhe Luftëtarin me grekun Jorgo Marantas. Vetëm pak ditë më parë Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn.
Trajnerit korçar i ka kushtuar shtrenjtë humbja e thellë me Kukësin në Elbasan. Klubi durrsak ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Shkëmbin, të cilin e ka falënderuar për punën e bërë me skuadrën prej dy sezonesh. Edhe drejtuesve gjirokastritë u ka sosur durimi dhe i kanë dhënë fund aventurës së Marantas në krye të Luftëtarit, pasi ekipi nuk po arrin të dalë nga kriza dhe është thuajse i rënë.

Fundviti do t’i gjejë në punë intensive drejtuesit e disa prej skuadrave të Superiores, të cilët duhet të gjejnë sa më parë trajnerët e rinj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje