Politike

Shkarkimi nga Kuvendi / Meta letër Kushtetueses: Pse u shkel afati ligjor 3-mujor i shqyrtimit të çështjes?

Vetëm dy ditë nga shqyrtimi i vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një letër Gjykatës Kushtetuese ku i kërkon vendosjen në dispozicion të provave si u caktua relatori për “çështjen e shkarkimit” të kreut të shtetit. Dhe jo vetëm.

“Më vendosni në dispozicion aktin për pezullimin e çështjes dhe cila është baza ligjore që keni përdorur. Pse u shkel afati ligjor 3-mujor i shqyrtimit të çështjes? Prisja vendimmarrje të shpejtë për çështjen”, thuhet në letrën e kreut të shtetit.

“Kjo kërkesë, që prej datës 1 korrik 2021 e Presidentit të Republikës, për shqyrtimin e çështjes brenda një afati sa më të shpejtë, lidhej ndër të tjera me faktin që Legjislaturës së IX-të të Kuvendit të Shqipërisë i përfundonte mandati 4-vjeçar në datën 9 shtator 2021, çka kërkonte që dhe shqyrtimi gjyqësor i çështjes për të cilën kjo legjislaturë investoi Kuvendin, duhej të përfundonte brenda kësaj date”, shkruan ndër radhë Meta duke vënë në dukje që në fillim, të letrës se komunikimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese në raport me Presidencën ja qenë jo përmbajtësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë