Lajme

Shkarkohet drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit në Durrës

Është shkarkuar nga detyra drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Lindita Nushi. Shkarkimi i Nushit vjen disa ditë pas arrestimit të gjashtë kontrollorëve në kufirin e qytetit bregdetar.
Lindita Nushi mbante këtë post që nga maji i vitit 2017.
Efektivët e policisë kufitare u arrestuan pasi në sajë të vlerave monetare, bënin kalimin e paligjshëm të personave me probleme që e kishin të ndaluar udhëtimin në zonën “Shengen”.
“Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundërligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e policisë për arrestimin e kontrollorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë