Editori kryesor i tabloidit gjerman BILD, Julian Reichelt, 41 vjeç, është shkarkuar nga posti i tij pasi akuzohet se ka përdorur pushtetin e tij për ngacmime seksuale me punonjësit në këmbim të promovimit të tyre apo për t’u rritur rrogën. Ky skandal u zbulua nga hetimet e New York Times që kishin nisur më herët.
Bild, një tabloid i qendrës së djathtë shkarkoi kryeredaktorin, Julian Reichelt, pasi The Neë York Times raportoi për detajet e marrëdhënies së zotit Reichelt me një praktikante, e cila dëshmoi gjatë një hetimi të pavarur ligjor se në vitin 2018 ai e kishte thirrur atë në një hotel pranë ambienteve të zyrës për seks dhe i kishte kërkuar të mbante sekret pagesën.
Kompania mëmë e Bild, Axel Springer kishte punësuar një firmë ligjore si pjesë e një hetimi të brendshëm mbi sjelljen e Reichelt dhe të hënën kompania tha se Reichelt ishte pushuar nga puna.
Shkarkimi erdhi ndërsa kompania gjermane po bën investime të rëndësishme në tregun amerikan, përfshirë blerjen këtë verë të Politico për 1 miliard dollarë.
Kompania tha në një deklaratë se z. Reichelt “nuk i kishte ndarë qartë çështjet private dhe profesionale” dhe kishte mashtruar bordin.
Megjithatë gazetari Reichelt u vlerësua për drejtimin e tij gazetaresk. Në vend të tij u emërua Johannes Boie, që u angazhua se do të kombinonte “përsosmërinë gazetareske me udhëheqjen moderne”. Nga ana e tij, Reichelt ka mohuar abuzimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje