Rend dhe Ligj

Shkarkohet gjyqtari i Apelit Shkodër, Selim Kryeziu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu.

Gjyqtari Kryeziu ka rezultuar me probleme për sa i përket pasurisë.

Kryeziu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Librazhdit. Ndërkohë, në vitin 2006, ai është emëruar inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa në vitin 2012 u promovua si gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.

Sipas një raporti të Birn, gjyqtari Selim Kryeziu rezultoi me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtimin e pasurisë në vitin 2005 dhe 2015; përkatësisht në vlerat e 204 mijë dhe 1.4 milionë lekëve.

Gjatë këtyre viteve, subjekti ka deklaruar vit pas viti kursime në cash, por në asnjë rast nuk deklaron pakësimin e tyre me qëllim investimet në pasuri të patundshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë