Lajme

Shkarkohet kreu i gjykatës së Sarandës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit paraditen e sotme ka vendosur shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela.
Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo gjatë kontrollit te figurës së tij, nxori probleme në të tria shtylla e vlerësimit për gjyqtarin kryesisht me pasurinë, por probleme janë konstatuar edhe në integritetin e gjyqtarit dhe në aftësitë profesionale.
Hetimi i pavarur i KPK-së nxori në pah se ai kishte probleme me përfitimin e pronësisë prej 175.540 m2 ullishte në Tatzan të Delvinës si dhe 600 m2 truall, në të cilën kishte edhe një banesë. Po ashtu sipas vetting ai kishte kontradikta edhe në pasuritë si një apartament në Sarandë dhe një dyqan prej 30 m2.
Problematik u vlerësua edhe raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, i cili vlerëson se Alltun Çela është i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar.
Nga ana e tij, kryegjyqtari i Sarandës i kërkoi DSKI-ja të japë prova që është i papërshtatshëm dhe të mos i referohet letrave anonime.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë