Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci. Pas hetimit, KPK ka vendosur sot shkarkimin e tij nga detyra.
Trupi gjykues që ka kryer hetimin për kryegjyqtarin përbëhej nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.
Dritan Seci u shkarkua pasi kishte probleme me pasurinë. Kishte kryer deklarim të rremë, mosjustifikim të pasurisë dhe shkelje në disa vendime gjyqësore. Ishin këto dyshimet e ngritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për kryegjyqtarin e Tropojës.
Seci e ka filluar detyrën si gjyqtar në Gjykatën e Tropojës që në vitin 2004.
Gjatë vitit 2018, Seci është përmendur në media si gjyqtari i çështjes kundër ndërtimit të hidrocentralit Dragobia, në Lumin e Valbonës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje