Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Policia e Vlorës janë përfshirë në një operacion të gjerë antidrogë për të arrestuar disa persona të dyshuar si trafikantë droge që kërkohen nga shteti italian.
“Lulet e Pranverës” është operacioni i parë i skuadrës së përbashkët hetimore mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për të shkatërruar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Operacioni antidrogë është zhvilluar njëkohësisht në dy shtete: Shqipëri dhe Itali.
Prokuroria e Leçes në Itali në kuadër të hetimeve të përbashkëta ka nxjerrë gjithsej 27 urdhërekzekutime, nga të cilët 21 janë shqiptarë dhe 6 janë shtetas italianë.
Arrestimet në Shqipëri – Gjatë operacionit në Vlorë u ndaluan 6 persona: Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj. Prokurorë të çështjes janë caktuar Pranvera Hoxha dhe Përparim Kulluri.
Arrestimet në Itali – Në Itali janë arrestuar 10 persona, nga të cilët 5 janë shqiptarë dhe 5 italianë, ndërsa një shtetas shqiptar ndodhet në burg në Malin e Zi dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas të tjerë.
Detajet e operacionit u njoftuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Italiane, Federico Calfiero De Raho së bashku me prokurorin e Leçes dhe drejtuesit e lartë të Policisë Qendrore Investigative kundër krimit të organizuar përmes një video-konference.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje