Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi një shkëmb masiv u shemb mbi varkat, në një liqen brazilian.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në shtetin brazilian të Minas Gerais, raporton CNN.
Tre persona të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 32 kanë mbetur të plagosur pas aksidentit në juglindje të vendit. Nëntë prej tyre ndodhen ende në spital, kurse 23 janë larguar pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.
Përpjekjet e shpëtimit ndaluan të shtunën vonë për shkak të “mungesës së ndriçimit natyror” në liqenin Furnas. Ato do të rifillojnë të dielën në orën 5 të mëngjesit me orën lokale, tha Pedro Aihara, një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve, i cili shtoi se përpjekjet e shpëtimit do të vazhdojnë deri të hënën.
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, tha se Marina vendosi një ekip të forcave të ndihmës për t’u bashkuar me kërkim-shpëtimin.
Shteti i Minas Gerais, një zonë pa dalje në det në Brazilin juglindor, ka pësuar reshje të dendura së fundmi, duke bërë që Instituti Kombëtar Brazilian i Meteorologjisë të paralajmërojë shpeshherë zonën.
Sipas guvernatorit të Minas Gerais, shirat e dendur kishin shkaktuar shembjen e shkëmbit në liqenin Furnas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje