Ka ndodhur

Shkëmbim zjarri mes trafikantëve të emigrantëve dhe policisë në kufirin Shqipëri-Kosovë. Në pranga 6 sirianë

Gazeta Si – Një shkëmbim me armë zjarri mes policisë dhe trafikantëve të qenieve njerëzore raportohet të ketë ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Për fat të mirë, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Policia tha se në pranga kanë rënë 6 sirianë dhe 1 algjerian, ndërsa një algjerian tjetër është shpallur në kërkim, pasi arriti të shpëtonte.

Grupi i tyre drejtonte rrjetin e trafikut të emigrantëve nga vendet e treta, nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, me destinacion final shtetet e BE-së.

Kur u konstatuan nga policia, trafikantët e armatosur tentuan të arratiseshin duke qëlluar me armë drejt policisë. Pas disa orësh ndjekjeje nga policia lokale dhe kufitare e Kukësit, 6 prej tyre u arrestuan.

Ata janë identifikuar si: A.B., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe M.N., 25 vjeç, N.A., 20 vjeç, M.Sh., 21 vjeç, M.R., 20 vjeç dhe R.L., 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane.

Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi S.G., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë