Komunitet

Shkenca shpjegon pse kthimi duket më i shkurtër edhe nëse marrim të njëjtën rrugë

Kur Alan Bean po kthehej nga Hëna në Tokë kthimi iu duk më i shkurtër. E njejta gjë iu ndodh shumë njerëzve që kthehen nga një udhëtim i gjatë. Tashmë shkenca e ka një përgjigje pse ndodh kjo.
Në fillim shkencëtarët besuan se çdo gjë kishte të bënte me familjaritetin. Meqenëse tashmë kemi kaluar të njëjtën rrugë, ne njohim çdo gjë dhe ky fakt nuk ndikon në ndjenjën e kohës.
Sidoqoftë, kjo nuk ishte e vërtetë pasi të njejtin efekt e ndjejmë dhe në udhëtimet ajrore ku nuk ke çfarë mban mend rrugës apo dhe nëse ndiqni një rrugë tjetër.
Në të vërtetë, është mënyra se si trupi ynë mat dhe përjeton kohën.
Nuk ka të bëjë me matjen e kohës që kalon, por për gjykimin që kemi për kohën bazuar në kujtesën tonë. Gjatë udhëtimit, ne nuk e ndiejmë ndryshimin në mënyrën se si ka kaluar koha, por sapo të ketë mbaruar duket se udhëtimi i kthimit ishte më i shkurtër se tjetri. Gjithashtu, kur po largohemi nga shtëpia zakonisht kemi një plan në lidhje me kohën kur duhet të arrijmë në destinacionin tonë. Kjo na bën t’i kushtojmë vëmendje kohës dhe të kontrollojmë orën më shpesh, gjë që jep ndjesinë sikur koha nuk po kalon.

Imazh ilustrues

Jemi shumë optimistë për udhëtimin
Kur shkojmë në një udhëtim dhe ndihemi të lumtur për këtë, kjo krijon ndjesinë sikur u desh shumë kohë për të arritur atje.
Kur bëhemi gati të kthehemi në shtëpi, ne mendojmë se kthimi do të jetë i gjatë dhe i mërzitshëm sepse nuk jemi aq të lumtur dhe kur kthimi zgjat aq sa ishte dhe vajtja, ne na duket sikur arritëm më shpejt. Është psikologjike! Ndjenja e pritjes na shtyn të mendojmë se duhet më shumë kohë për të arritur destinacionin tonë, krahasuar me kthimin në shtëpi.

Imazh ilustrues

Ne mund të ndiejmë të njëjtin efekt kur shikojmë një video
Shkencëtarët gjithashtu donin të shihnin nëse ne ndienim të njëjtin efekt kur shikonim një video. Kështu që ata luajtën 2 video të të njëjtit person që ngiste një biçikletë. Të dyja videot ishin të gjata 7 minuta por persoant që i panë menduan se vajza me biçikletë u kthye më shpejt në shtëpi.

Imazh ilustrues

Burimi: Bright Side. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë