Lajme

Shkëputet ashensori i një pallati në “Don Bosko”, plagoset një vajzë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.
Ashensori i një prej pallateve në këtë zonë është këputur duke pasur brenda njerëz. Ashensori ka rënë nga kati i katërt në të parin. Mësohet se brenda ashensorit ka qenë një vajzë, e cila ka mbetur e plagosur.
Vajza është transportuar menjëherë në spital. Rënia e ashensorit ka shkaktuar shumë zhurmë, duke përhapur panik edhe te banorët. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Një grup hetimor po verifikon kushtet teknike dhe mirëmbajtjen e ashensorit si dhe kompaninë që e ka instaluar dhe mirëmbajtur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë