Një 29-vjeçar me iniciale K.A., banues në lagjen “Partizani”, në Shkodër ka rënë prangat e policisë pasi i mori me forcë varësen nga qafa një qytetareje në rrugë.
Mësohet se 29-vjeçari, duke qarkulluar me biçikletë, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt në qafë, me vlerën 30.000 lekë të rinj një gruaje me iniciale D.B.
Gjithashtu i riu ishte i shpallur në kërkim si i dyshuar edhe për 6 vjedhje të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës, nga këto tre raste të marrjes me forcë të varëseve nga qafa të tre personave dhe tre raste të vjedhjes me thyerje të banesave e lokaleve.
Policia ka dokumentuar vjedhjet e ndodhura më parë në këtë qytet nga i riu, përkatësisht:
-Me datë 27.07.2021, në lagjen “Manush Alimani”, i ka marrë me forcë nga qafa varësen e floririt , shtetases Xh. B.
-Me datë 30.07.2021, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit F. K., ku ka marrë një shumë parash dhe artikuj shtëpiak.
-Me datë 22.07.2021, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Dobraçit” ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një furrë buke në pronësi të shtetasit V. H.
-Me datë 18.07.2021, në fshatin Oblikë, Shkodër, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit F. K., vegla të ndryshme pune.
-Me datë 10.07.2021, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases Z. G.
-Me datë 02.07.2021, në vendin e quajtur ish-Mapo, në lagjen “Qemal Stafa” i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases L. P.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje