Ka ndodhur

Shkodër, humb jetën duke u larë në lumin Buna një 7-vjeçare

Një vajzë 7-vjeçare, me inicialet Z.L., është mbytur pasditen e së martës në ujërat e lumit Buna. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Oblik të njësisë administrative Ana e Malit në Shkodër.

Mësohet se 7-vjeçarja po lahej me familjarët e saj dhe pa pritur ka humbur jetën në lumin Buna.

Policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, ku në pyetje po merren familjarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë