Lajme

Shkodër, protestë pas ngacmimeve seksuale të policëve

Pas video-skandaleve të punonjësve të policisë në Shkodër, dhjetëra qytetarë dhe studentë kanë dalë në protestë për t’i thënë ndal dhunës dhe përdhunimeve.
Protesta u zhvillua përpara komisariatit të policisë. Të ulur në tokë dhe me pankarta në duar me mesazhin: “Stop dhunës, stop përdhunimit” ata kanë bllokuar hyrjen e komisariatit.
Pas efektivit të Gruemirës, i cili i dërgonte video intime një 15-vjeçareje, dje, sipas studentëve të Fakultetit të Juridikut, një efektiv i veshur civil dhe me armën e shërbimit ka hyrë në mjediset e godinës së Juridikut dhe në afërsi të banjave ka ngacmuar një studente dhe një pedagoge. Studentët nuk e kanë lejuar efektivin të dalë nga godina dhe kanë lajmëruar forcat e policisë, të cilët kanë bërë shoqërimin e këtij të fundit.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet në lidhje me rastin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë