Ka ndodhur

Shkodër, vëllai vret motrën. Ksamil, ekzekutohet biznesmeni

Një krim i rëndë në familje ka tronditur qytetin e Shkodrës. Mësohet se vëllai ka vrarë me arme zjarri motrën e tij.

Diana Vuka 58 vjeçe kishte ardhur për pushime në Shkodër, pasi jetonte në Gjermani.

Mbrëmjen e së dielës  ajo u vra nga vëllai i saj, Fabian Vuka, i cili u arrestua menjëherë nga policia.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 22:30 minuta.

Autori Fabian Vuka njihet si një person i alkoolizuar, por ende nuk dihet nëse në momentin e krimit kishte konsumuar alkool apo jo.

Motivet për ngjarjen janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Një tjetër vrasje me armë zjarri ndodhi më herët në Ksamil të Sarandës. Policia njoftoi  mbrëmjen e të dielës se një person është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij, ku si pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Viktima është identifikuar si Gramoz Mema, ndersa krimi ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë