Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet në krah të deputetit Agron Çelës, i cili u largua nga Partia e Lirisë, ish-LSI-ja për t’iu bashkuar mazhorancës së majtë.
Pikërisht në këtë foto Rama shfaqet në një takim me deputetët e tjerë të Shkodrës, Benet Beci, Edona Bilali, si dhe ministrja Elisa Spiropali që është e deleguara e PS-së për qarkun verior.

“SHKODRA NA BASHKON – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, shkruan Rama në fotot e shumta e postuar në rrjetet sociale së bashku me një pjesë të projekteve për qytetin më të madh të veriut.
Ky postim vjen menjëherë pasi Ilir Meta në një reagim për median e komentoi largimin e deputetit të partisë së tij, si një pastrim të opozitës.
Shkodra prej mëse 30 vitesh është një tabu për socialistët, pasi asnjëherë nuk e ka fituar bashkinë. Ndaj edhe Rama në postimin e tij, ka nxjerrë edhe një foto me skulpture me dy gishta si me ironi.


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje